Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Klubi po më vendos në presion”, Haaland: Dua vetëm të luaj futboll!

Erling Haaland ishte protagonist në fitoren e së premtes mbrëma të Borussia Dortmund ndaj Freiburg me rezultatin 5-1. Sulmuesi norvegjez realizoi një dygolësh duke u ngjitur në kuotën e 15 golave në Bundesligë.

Megjithatë, talenti nuk ka arritur të gëzojë shumë për golat, teksa edhe pse është i përqendruar në fushë pavarësisht zërave të merkatos, së shpejti do t’i duhet të marrë një vendim për të ardhmen i detyruar nga klubi gjerman. Vetë Haaland ka theksuar se ai mendon vetëm të luaj futboll, mirëpo në drejtuesit e Borussias kërkojnë që ai të jetë i vendosur për të ardhmen.

“Borussia Dortmund po më shtyn që të marrë një vendim për të ardhmen, unë dua thjesht të luaj futboll. Por, kjo do të thotë se mund të ketë të reja dhe së shpejti do të duhet të mendoj edhe për këtë pjesë.  Unë nuk kam folur asnjëherë rreth së ardhmes sime dhe kjo ka qenë vetëm për respekt të Dortmund”, u shpreh Haaland.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...