Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dembele e tepron me kërkesat, Barça e kërcënon se do ta “degdisë” në tribunë

Drejtori i futbollit të Barcelonës, ​​Mateu Alemany, e ka marrë tashmë përgjigjen e përfaqësuesit të Ousmane Dembelesë më lidhje me ofertën për rinovimin e kontratës. Sulmuesi francez, përmes menaxherit të tij, Moussa Sissoko, e ka refuzuar ofertën e fundit. Kërkesat e 24-vjeçarit ishin të ekzagjeruara: 200 milionë euro pagë bruto për pesë vjet, plus 20 milionë si bonus për nënshkrimin.

Natyrisht, Barcelona ndihet e fyer nga këto kërkesa, madje Alemany e ka paralajmëruar menaxherin e Dembelesë se do të ketë pasoja të rënda me këtë qëndrim. Drejtuesi i Barçës e ka kërcënuar se nuk do të luajë asnjë minutë deri në përfundim të kontratës, duke i kujtuar se përpara ka Botërorin. Zgjidhja më e mirë për të gjithë do të ishte një largim i menjëhershëm nga klubi, qoftë në formën e një transferimi, qoftë duke i dhënë lejekalimin. Barcelona tashmë po studion alternativat më të mira, madje duke menduar rrugën e njëanshme të ndërprerjes së kontratës së tij dhe të shkojë në gjykatë në rastin më të keq.

Me shumë mundësi, Dembélé luajti të mërkurën ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën kundër Realit të Madridit.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...