Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça kërkon “krahë” për mbrojtjen, ja të preferuarit e Xavit

Barcelona është në kërkim të një futbollisti për krahun e majtë të mbrojtjes, ku për momentin ka në dispozicion vetëm Jordi Albën, teksa lista e kandidatëve është mjaft e gjatë dhe së fundi është shtuar edhe mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro.

Braziliani nuk po kalon një moment aspak të mirë në klubin torinez, që është gati ta shesë për një shifër mes 10 dhe 15 milionë eurove, ndërsa drejtuesit e katalanëve po shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira me italianët, për të çuar përpara negociatat.

Një tjetër emër që pëlqehet nga Xavi është edhe ai i argjentinasit të Ajaxit, Tagliafico, i cili ka kontratë deri në verën e 2023-shit me holandezët dhe gjithashtu kushton rreth 12 milionë euro.

Megjithatë synimi i katalanëve është që të mos shpenzojnë para në merkaton e janarit, ndaj këmbëngulin që ta marrin në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Sakaq, Barcelona nuk e ka fshehur interesin as për spanjollin Cesar Azpilicueta, i cili në fund të sezonit do të jetë i lirë, pasi i përfundon kontrata me Chelsea-n dhe mund të transferohet me parametra zero.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...