Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona gjen sulmues, Aubameyang transferohet në “Camp Nou”

Pierre-Emerick Aubameyang zbarkon në Barcelonë. Sulmuesi i Arsneal do të jetë pjesë e skuadrës së Xavit për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi i cili ishte përjashtuar nga skuadra e Arsenal, ka vendosur për t’u transferuar në Spanjë, ndërsa Mikel Arteta tashmë do të kërkojë që të gjejë një zëvendësues për të.

32-vjeçari nuk është paraqitur për Arsenalin që kur iu hoq shiriti i kapitenit pas një problemi disiplinor muajin e kaluar dhe tani ai duket i vendosur për të ardhmen e tij, teksa ka udhëtuar drejt Barcelonës këtë të hënë, duke konfirmuar dhe transferimin në Camp Nou.

Siç raporton Gerard Romero, marrëveshja është arritur dhe nuk ka më asnjë dilemë, me Arsenalin që ka miratuar lëvizjen. Aubameyang që kur u transferua nga Borussia Dortmund në janar 2018, shënoi 92 gola në 163 ndeshje për Arsenalin. Në vitin 2020 ai nënshkroi një marrëveshje të re me Topçinjtë për ta mbajtur atë në klub deri në vitin 2023, por situata e javëve të fundit i çoi palët në një divorc të parakohshëm.

Misioni i sulmuesit do të jetë për ta ndihmuar skuadrën katalanase që të kalojë momentin jo të mirë që po kalon, teksa në këtë edicion e sheh veten në vendin e pestë, me një diferencë prej 15 pikësh me Realin e Madridit që kryeson La Ligue.  Aubameyang ka pranuar një pagë më të reduktuar, për të ndihmuar klubin, që nuk ka shumë hapësira për roga marramendëse.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...