Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkëndija huazon mbrojtësin shqiptar te Renova

Mbrojtësi i Shkëndijës, Mevlan Murati do të bashkohet me Renovën në formë huazimi. Ky lajm është bërë publik nga vetë klubi që ka në posedim kartonin e tij, në një njoftim në faqen zyrtare.

Klubi maqedonas shkruan se lojtari do të jetë pjesë e Renovës deri në përfundim të këtij sezoni, ndërsa më tej i uron suksese mbrojtësit të djathtë.

“Mevlan Murati huazohet te Renova. KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me KF Renovën për huazimin e mbrojtësit të djathtë, Mevlan Murati. Murati do të luajë në formën e huazimit te KF Renova deri në përfundim të këtij sezoni garues. KF Shkëndija i uron Mevlanit shëndet dhe shumë suksese!”-njofton Shkëndija.

Shqiptari i Tetovës është bashkuar me Shkëndijën në vitin 2014, ndërsa më 30 qershor të këtij viti kontrata e tij përfundon. Më parë ai ka luajtur edhe në Shqipëri me ekipin e Partizanit.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...