Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bundesliga përgatit ndryshimin e formatit, Bayern e pranon ndërsa klubet e tjera kanë dyshime

Bayern Munich përgatitet të fitojë titullin e 10-të radhazi në kampionat teksa bavarezët gjithnjë e më shumë shfaqen dominues ndaj kundërshtarëve duke e bërë garën thuajse inekzistente. Ndaj, presidentja e re e DFL, Donata Hopfen ka hedhur idenë që në sezonet në vazhdim Bundesliga të aplikojë formulën e Play-Off dhe kështu fituesja e kampionatit të vendosej mes katër skuadrave, ku do të luheshin dy gjysmëfinale dhe më pas një finale.

Ndërkaq, lidhur me idenë e Bundesligës së re, Bayern Munich është shprehur dakord dhe gati për ta studiuar këtë projekt, teksa CEO i klubit, Oliver Kahn thekson se bavarezëve iu duket më emocionues formati i ri dhe diçka e tillë do të shkaktonte entuziazëm edhe te tifozët.

Por, nëse te Bayern janë të hapur për propozimin, ende nuk është e njëjta ndjesi për klubet e tjera (Eintracht Frankfurt, Bayer Leverkusen, apo Union Berlin) të Bundesligës të cilat nuk janë të bindura nga formati i ri dhe kanë kërkuar kohën e tyre për të shqyrtuar idenë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...