Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Si Liverpooli ia “rrëmbeu” Tottenhamit, rrëfehet babai i Luis Diaz

Luis Diaz ishte përforcimi i vetëm i Liverpoolit në merkaton e dimrit. “The Reds” gjetën marrëveshjen me Porton për shumën e 45 milionë eurove + 15 të tjera në formë bonusesh.

Sulmuesi i majtë kolumbian (31 ndeshje dhe 7 gola me kombëtaren) firmosi deri në vitin 2027 me klubin anglez, që fitoi në momentet e fundit konkurrencën me Tottenham.

Babai i lojtarit latin, Luis Manuel Diaz zbuloi për Blu Radio se Spurs u vonuan shumë, dhe Liverpool përfitoi duke siguruar një përforcim me vlera në repartin ofensiv.

Ata hezituan shumë, duke lejuar Liverpoolin të futej në garë dhe ta blinte. Drejtuesit e Liverpoolit u treguan më të shkathët, kishin nevojë për të dhe ia dolën ta blinin.

Kishim oferta edhe nga klube të tjera, por Luis ëndërronte të luante me Liverpoolin, pasi janë një skuadër elitare”, deklaroi babai i sulmuesit kolumbian.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...