Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Një penallti në lëvizje, mesfushori shqiptar i pandalshëm në Rumuni

Enriko Papa ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Botosanit ndaj Academica Clinceli, teksa skuadra e mesfushorit shqiptar triumfoi me rezultatin e pastër 2-0. Ish-futbollisti i Tiranës në Superiore realizoi golin e parë të takimit në minutën e shtatë, teksa me një goditje preçize në zonë nuk i dha mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Ky ishte realizimi numër tre për Papën në këtë sezon në elitën rumune, ndërsa 28-vjeçari konfirmohet gjithnjë e më shumë një lider i Botosanit, por edhe një nga më të spikaturit në elitën e Rumanisë.

Jo më kot, drejtuesit e klubit rumun nuk e lejuan në merkaton dimërore të kalonte te gjigandët e Steauas së Bukureshtit pavarësisht se këta të fundit ofruan një shumë të majme për Botosanin. Megjithatë, nëse Papa vazhdon me këtë ritëm, atëherë mundësia për të kaluar në një nivel më të lartë do të jetë sërish reale. Sakaq, Botosani i Papës, por edhe Realdo Filit, pas këtij triumfi renditet në vendin e tretë me 44 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...