Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG “mbulon me ar” Mbappenë për ta bindur të qëndrojë në “Parc des Princes”

45 milionë motive për të qëndruar për Kylian Mbappenë, “Mbretin” e ri të futbollit botëror. Sulmuesi shkëlqeu në 1/8 e Champions mes Paris Saint Germain dhe Real Madridit me një gol që peshon shumë për klubin e Emirit të Katarit. Vetëm se “bomberi” i PSG ka një kontratë në skadencë dhe mund të transferohet te Reali, edhe pse në klub po bëjnë të pamundur për ta mbajtur, dhe i kanë vënë në tryezë një ofertë “faraonike” për të rinovuar, plot 45 milionë euro neto në sezon, pa përfshirë këtu bonuset dhe shpërblimin në momentin e firmës.

Janë këto shifrat që bën të ditura e përditshmja “Le Parisiene” për një pagë që do ta bënte Mbappenë lojtarin më të paguar në botë, e madje me një distancë të madhe nga ndjekësit. Një pagë gjithsesi në lartësinë e vlerës së një sulmuesi që po shfaq talent të jashtëzakonshëm. Në sfidën me Realin bëri Messin e kohërave të arta, teksa argjentinasi u shfaq si një lojtar normal në krahasim me francezin, që ndeshje pas ndeshjeje po konfirmon se është elementi i referimit në skuadrën e “yjeve” të PSG.

Diçka që në klubin francez e kanë kuptuar vonë, sipas “Le Parisien”, dhe për këtë arsye mori jetë telenovela e merkatos së verës së kaluar, me Mbappenë që kërkoi të shitej te Reali, që ofroi fillimisht 180 milionë euro dhe më pas 200 milionë për ta marrë në “Bernabeu”. Emiri i Doha-s gjithsesi e refuzoi ofertën, duke menduar për Championsin në vitin e Botërorit të Katarit. Ndaj dhe klubi tani ka bërë kundërlëvizjen, duke i ofruar një rinovim prej 45 milionë eurosh neto në sezon, plus edhe një shpërblim të majmë në momentin e firmës.

Mbappe ndërkohë nuk çekuilibrohet. Kjo pasi siç kujton gazeta franceze, miliona do të fitojë kudo që të shkojë për të luajtur sezonin e ardhshëm. Reflektimi i tij ka të bëjë me fokusin e tij te projekti dhe te roli që do të ketë në të. Në Madrid janë gati t’i ofrojnë fronin që kishte Ronaldo, idhulli i tij i fëmijërisë. Në Paris synojnë t’i ofrojnë rolin e liderit që Messi nuk duket në gjendje ta marrë, për të krijuar një cikël ambicioz fitoresh. Një dilemë e madhe kjo për Mbappe, që të paktën publikisht bën të ditur se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...