Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Pasardhësi i Petkovic, Bordeaux i beson stolin ish-trajnerit të Zenelit dhe Berishës

Bordeaux e nisi sezonin me pretendime të mëdha. Drejtuesit e klubit francez bindën Vladimir Petkovic ta braktiste kombëtaren e Zvicrës pas 7 vitesh. Trajneri nga Sarajeva mori drejtimin e Bordeaux verën e kaluar, por kjo aventurë shkoi shumë keq.

Ekipi ndan me Metz vendin e fundit në Ligue 1, ndërsa klubi dhe Petkovic vendosën ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre më 7 shkurt. Bordeaux ka prezantuar sot trajnerin e ri.

Ai është David Guion, i cili ka firmosur deri në fund të sezonit. Nëse objektivi mbijetesë arrihet, 54-vjeçari mund të vazhdojë të jetë trajner i Bordeaux edhe për sezonin e ardhshëm.

Guion drejtoi Reims në katër vitet e fundit, ekip ku punoi edhe me dyshen dardane: Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, teksa do të debutojë në stolin e Bordeaux të dielën përballë Monacos.

Është koha të bëhemi bashkë për të siguruar qëndrimin në kategori. Ne duhet të krijojmë një bashkim të shenjtë rreth këtij objektivi“, deklaroi trajneri i ri i skuadrës franceze.

[quiz-cat id=”288388”]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...