Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vrioni mrekullon Austrinë, shënon golin e 11-të me Tirolin

Sulmuesi shqiptar, Giaccomo Vrioni vijon të mrekullojë në Bundesligën austriake. Sulmuesi i huazuar te Swarovski Tirol prej Juventus ka shënuar në ndeshjen e raundit të 20-të të elitës së futbollit në Austri kundër ekipit të Ried në transfertë.

Ndonëse ndeshja është mbyllur me fitoren e vendasve me shifrat 3-2, Vrioni ishte autori i golit të dytë për Tirolin, duke realizuar në minutën e 90+1.

Shqiptari është kthyer në një nga emrat kryesorë te ekipi austriak dhe deri më tani në këtë sezon ka realizuar plot 11 gola, në 16 ndeshje ku ka luajtur në të gjitha garat.

Giaccomo Vrioni është i huazuar te austriakët deri në fund të qershorit të këtij viti dhe ndonëse ende nuk dihet a do rikthehet te Juventus, por ky sezon kaq produktiv i sulmuesit shqiptar duhet ta ketë habitur “Zonjën e Vjetër”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...