Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Momenti i Eriksen, kardiologu: Është frymëzim, por arresti kardiak mund të përsëritet

Pritshmëritë për një ndeshje të Brentford nuk kanë qenë kurrë më të larta se në ndeshjen që luajnë në kampionat ndaj Neëcastle. Kjo për arsye se do të jetë hera e parë që Chritian Eriksen rikthehet të zbresë në fushë pas atij arresti kardiak që pësoi në Euro 2020, ndërsa së fundmi rreth gjendjes së mesfushorit ka folur edhe kardiologu, Graham Stuart. Ky i fundit thekson se arresti kardiak mund të përsëritet, megjithatë defibrilatori që ka vendosur 30-vjeçari do ta shpëtonte nga një rrezik i mundshëm.

“Jam relativisht i relaksuar për rikthimin në fushë të Eriksen, ideja për të luajtur futboll me një defibrillator nuk është e keqe. Këto pajisje janë shumë efektive dhe lejojnë një pacient të bëjë deri diku një jetë normale. Ka një numër të lartë atletësh që kanë të vendosur këtë pajisje, por njerëzit nuk e dinë.

Jam i kënaqur që Eriksen ka tashmë një kontratë të re, por ka gjithnjë një risk që arresti kardiak të përsëritet. Megjithatë, me ndjekjen nga afër të rastit nga ekspertët, rreziku do të ishte i menaxhueshëm. Është inspiruese për fëmijët që kanë probleme të tilla në zemër fakti që Eriksen mund të luajë më një defibrillator”, u shpreh Stuart.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...