Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Mungon në stërvitjen e Lazios, çfarë po ndodh me Strakoshën?

Skuadra e Lazios nuk është duke kaluar në një periudhë shumë të mirë. Pasi u eliminua nga Europa League nga Porto, ka humbur edhe takimin e fundit kundër Napolit në Seria A, duke u renditur në vend të shtatë me 43 pikë, pra jashtë çdo kompeticioni europian.

Trajneri Mauricio Sarri ka zhvilluar ditën e sotme një stërvitje rikuperimi, për të parë situatën e skuadrës së tij. Sipas raportimeve të medieve italiane në këtë stërvitje është vënë re mungesa e Pedro, Rado dhe portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Duket se tekniku u ka dhënë pushim të tre lojtarëve që të marrin veten dhe të jenë në formën e tyre më të mirë në momentin e rikthimit në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...