Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Franca ndryshon rregullat, Djokovic merr pjesë ne French Open

Novak Djokovic pritet të marrë pjesë në “French Open” të këtij viti pasi u njoftua të enjten se nuk do të jetë më e nevojshme pasaporta e vaksinimit për të udhëtuar drejt shtetit francez. Kryeministri Jean Castex tregoi se duke nisur nga data 14 mars nuk do të jetë më e nevojshme pasja e pasaportës së vaksinimit për personat e huaj që udhëtojnë drejt Francës, duke treguar se do të ketë një lehtësim të masave anti-covid.

Një lajm tepër i mirë për tenistin serb, i cili vetëm pak javë më parë nuk mori pjesë në Australian Open, pikërisht për shkak se nuk ishte vaksinuar.  Djokovic fitoi titullin për meshkuj në Roland Garros për herë të dytë në karrierën e tij vitin e kaluar, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë që të shtojë dhe një tjetër trofe në palmaresin e tij të trofeve.

Vetë serbi ka deklaruar se ai kurrësesi nuk do të pranojë që të vaksinohet me detyrim, duke vënë në pikëpyetje dhe karrierëne tij, duke theksuar se do të bojkotojë eventet ku është vaksinimi i detyrueshëm. Pas vendi mit të Francës hapet udha që Djokovic të marrë pjesë në këtë turne, ku natyrisht klaisfikohet si një nga pretendentët kryesor.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...