Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Al-Khelaifi dhe ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, në ankth për vendimin e Apelit

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, duhet të paraqitet në Apel, bashkë me ish-numrin 2 të FIFA-s, Jérôme Valcke, për ndërhyrjet në të drejtat televizive midis organit më të lartë të futbollit dhe rrjetit beIN që drejton Al-Khelaïfi. Të dy janë shpallur të pafajshëm në dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit në Zvicër.

Procesi po zhvillohet në Dhomën e Apelit të Gjykatës Federale Penale të Bellinzonës dhe është planifikuar të përfundojë të enjten. Të dy janë akuzuar për prishje të konkurrencës dhe mund të dënohen me pesë vjet burg. Prokuroria kishte kërkuar 28 muaj burg në shkallë të parë për Al-Khelaïfin dhe tre vjet ndaj Vackles.

Madje në gjyqin civil, magjistratët e cilësuan si “ryshfet” blerjen e vilës nga ish-drejtuesi i FIFA-s pas negociatave me beIN. Por, në çështjet penale, gjykata nuk mund të japë dënonim për “korrupsion”, pasi FIFA tërhoqi akuzën në janar 2020 pas një marrëveshjeje me Al-Khelaïfin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...