Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kaina: Kastrioti do qëndrojë në Superiore, të gjithë besojmë te mbijetesa

Kaina shënoi golin e gjashtë sezonal në Superiore me Kastriotin. 24-vjeçari brazilian zgjidhi takimin me Partizanin dhe i dhuroi krutanëve tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Sulmuesi foli për “Gol pas Goli” në Supersport pas suksesit 1-0, duke u shfaqur plot besim se Kastrioti do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

 

Jam shumë i lumtur për këto paraqitje, falënderoj Zotin. Ndihem shumë mirë me skuadrën, jam shumë i lumtur që po ndihmoj Kastriotin të marrë pikë të rëndësishme.

Kam shumë besim se Kastrioti do të qëndrojë në Superiore. Gjithë skuadra punon së bashku, të gjithë kanë besim. Kemi edhe mbështetjen e trajnerit dhe stafit, të gjithë kemi besim se do të qëndrojmë në Superiore”, deklaroi Kaina.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...