Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Grealish për rekord, fantazisti i City pranë marrëveshjes faraonike me markën e famshme italiane

Me transferimi te Manchester City në verën e vitit 2021, Jack Grealish u shndërrua në futbolistin britanik më të shtrenjtë të historisë duke qenë se “qytetarët” shpenzuan plot 117.5 milionë euro për të bindur Aston Villa-n ta linte të lirë 26-vjeçarin.

Por, tashmë fantazisti është gati të vendosë një tjetër rekord, edhe pse këtë herë bëhet fjalë për jashtë fushës së blertë teksa Grealish është shumë pranë firmës me markën e famshme italiane të modës, Guci.

Këta të fundit nuk kanë bashkëpunuar kurrë më parë me një person nga bota e futbollit, teksa kanë gjetur te Grealish identikitin e duhur për të nisur rrugëtimin e ri. Sipas The Athletic, futbollisti i Manchester City do të firmosë një kontratë faraonike me shtatë shifra, edhe pse ende nuk janë zbuluar detaje të marrëveshjes.

Në këtë formë, duket sikur Grealish është në gjurmët e David Beckham, i cili së bashku me aventurën në futboll, u shndërrua edhe në një ikonë të modës duke fituar shifra marramendëse nga kontrata të ndryshme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...