Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tifozët e Man. United shpërthejnë në kor kundër Pogbasë

Fitore shumë e rëndësishme e Manchester United ndaj Norwichit (3-2), që ktheu lumturinë në kampin e “Djajve të Kuq”, por jo për Paul Pogbanë. Mesfushori francez, për të cilin thuhet se klubi i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë që shkon deri 500 mijë stërlina në javë (duke shkaktuar irritimin e pjesës tjetër të skuadrës), u vërshëllye nga tifozët në “Old Trafford” pas një paraqitjeje jo për t’u mbajtur mend.

29-vjeçari u aktivizua titullar nga trajneri Rangnick, madje me lojën e tij nuk pati asnjë ndikim në dy golat e parë të shënuar nga Ronaldo, ndërsa në fraksionin e dytë, më saktë në minutën e 76-të, u zëvendësua nga Juan Mata. Në momentin e daljes nga fusha mori vërshëllimat e tifozëve, që në kor brohoritën fjalët “Fuck off Pogba!”

Në përfundim të ndeshjes, i pyetur për këtë situatë, trajneri i United, Rangnick, u shpreh:

“Nuk i kam dëgjuar vetë koret, por jam informuar pas ndeshjes. Mund t’i kuptoj plotësisht tifozët, janë të mërzitur, po ashtu edhe ne, por nuk mendoj se ata duhet të merren me lojtarë të veçantë. Nuk mendoj se kjo është e drejtë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...