Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Simeone i dhuron debutimin djalit të vogël, tifozëria e pret me duartrokitje

Atletico e Madridit nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Granadës së Myrto Uzunit, duke humbur kështu një mundësi të mirë për të vulosur njëherë e mirë renditjen në zonën Champions në la Liga.

“Los Colchoneros” kërkuan me ngulm golin, por nuk arritën të konkretizojnë, ndonëse trajneri Simeone hodhi në fushë të katër sulmuesit që kishte në dispozicion, Correan e Griezmann nga minuta e parë dhe Cunha e Suarez në pjesën e dytë nga stoli.

Momenti më interesant ishte ai i minutës së parë shtesë, kur trajneri argjentinas i dha mundësinë e debutimit, djalit të tij, Giuliano Simeone, i cili është vetëm 19-vjeç dhe është rritur në akademitë e Atleticos së Madridit.

Djali i vogël i Diego Simeones ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola te Atletico Madrid B, ndërsa në skuadrën e parë debutoi mbrëmjen e djeshme, duke luajtur 4 minuta, gjatë të cilave fitoi dy faulle dhe uli një top të bukur për Suarez, që nuk u shfrytëzua.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...