Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Disfatë e hidhur për Leipzig, Leverkusen triumfon në shtëpi

Leipzig pësoi një disfatë të hidhur në transfertë teksa u mposht me rezultatin 3-1 prej Borussia Monchengladbach. Vendasit ishin ata që zhbllokuan të parët rezultatin me anë të Embolo në minutën e 17-të, mirëpo ndeshja iu rikthye barazimit në të 36-tën kur i zakonshmi Nkunku realizoi pas një asisti të Andre Silvës. Gjithsesi, Gladbach gjeti sërish avantazhin në ekstremin e pjesës së parë falë realizimit të Hofmann me embolo që në këtë rast ishte njeriu asist.

Ndërkohë, fraksioni i dyti nisi keq për vendasit të cilët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Elvedit në minutën e 64. Gjithsesi, Leipzig nuk kishte forcën për të shfrytëzuar avantazhin numerik dhe në të 77-tën minutë pësoi edhe golin e tretë, sërish nga Hofmann i cili vendosi në kasafortë trepikëshin për të tijtë. Pas këtij rezultati, Gladbach ngjitet në vendin e 10 me 41 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Leipzig hedh një hap fals në garën për vendin e katërt dhe mban vendin e pestë me 54 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Bundesligës, Bayer Leverkusen triumfoi pastër në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Eintracht Frankfurt. Aspirinat shënuan nga një gol për pjesë, teksa ai që hapi llogaritë e sfidës ishte Paulinho në minutën e 18-të, ndërsa në fraksionin e dytë, Schick dyfishoi në minutën e 52. Pas këtij rezultati, Leverkusen mban vendin e tretë me 58 pikë ndërsa Frankfurt mbetet në vendin e 11-të me 40 pikë.


Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...