Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“S’mund të jem më krenar se kaq”, Klopp: Ka vetëm një mënyrë për të fituar larg “Anfield”

Liverpool reagoi pas barazimit shtëpiak me Tottenhamin. “The Reds” fituan 1-2 me përmbysje përballë Aston Villa, ekipit të Steven Gerrard, duke mbetur në garë për titullin.

Jurgen Klopp vlerësoi ekipin nga Birmingemi, teksa komplimentoi edhe djemtë e tij për triumfin numër 26 në Premier League, aty ku ndan vendin e parë me Man City, por skuadra e Guardiolës ka luajtur një ndeshje më pak.

Nuk ishte një fitore e lehtë, Aston Villa është një ekip me kualitet të lartë. Ata na vunë nën presion me të gjithë gjërat që bënë në fushë.

Nëse duhet të fitosh një ndeshje në transfertë duhet të krijosh sa më shumë hapësira, dhe ne atë bëmë. Ata luajtën mirë dhe e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer.

Na u desh pak kohë të futeshim në ritmin e duhur. Fituam, dhe nuk mund të jem më krenar që se kaq. Zhvilluam një ndeshje të madhe në mes të majit.

Fabinho? Mendoj se ai do të jetë i gatshëm për finalen e FA Cup, por nuk i dihet. Lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara”, deklaroi Klopp.

Braziliani pësoi një dëmtim në pjesën e parë dhe ndeshja e tij zgjati vetëm gjysmë ore, pasi u detyrua t’i linte vendin kapitenit Henderson.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...