Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Conte nuk i ndahet Zielinskit, kontakton De Laurentiis

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte hedh sytë nga Italia për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Italiani ka shënjestruar mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski, të cilin e kërkoi edhe në vitin 2019 kur drejtonte Interin, por nuk arriti ta merrte.

Kreu i stolit të “spurs” tashmë këmbëngul ta transferojë polakun në Londër dhe sipas medieve, i ka kërkuar presidentit të të kaltërve, De Laurentiis inofrmacion mbi vlerën e kartonit të futbollistit. Por vështirë se numri një i italianëve do të lërë të lirë xhevahirin e mesfushës, i cili gjatë këtyre viteve me fanellën e Napolit ka bërë 280 paraqitje duke realizuar 39 gola dhe 33 asiste.

Gjithsesi Conte është i vendosur dhe këmbëngul për Piotr Zielinskin i cili mund të luajë në një mori pozicionesh në mesfushë. Ai do të sillte kreativitetin, shkathtësinë dhe golat nga mesi i fushës që aktualisht mungon në formacionin e Tottenhamit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...