Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E mbyll me Atleticon në fund të qershorit, Suarez pranë rikthimit në Premier League

Luis Suarez është në kërkim të një skuadre të re për të ardhmen, pasi kontrata e tij me Atletico Madrid skadon në fund të muajit qershor.

35-vjeçari, i cili tetë sezonet e fundit i ka kaluar në Spanjë, me Barcelonën dhe Atletico Madrid është pranë rikthimit në “ishull”, në Premier League.  Mediat britanike raportojnë për një interesim të teknikut Steven Gerrard, një njohje e vjetër e sulmuesit, për ta transferuar sezonin e ri te Aston Villa.

Klubi anglez ka nisur kontaktet e para, pasi bëhet fjalë për një sulmues me shumë peshë dhe pse tani në perëndimin e karrierës, por për objektivat e Aston Villa-s mund të luaj një rol deçiziv. Natyrisht ai cili mund të ndikojë drejtpërdrejtë në këtë lëvizje është pikërisht Gerrard, që kërkon në skuadër ish shokun e ekipit në kohën kur së bashku me Suarez luanin për Liverpool. Në ishull, sulmuesi nga Uruguai zhvilloi 133 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet dhe realizoi 82 gola me “The Reds”.

Luis Suarez e mbylli sezonin që lam pas me 13 gola në 45 ndeshjet me “madrilenët”, ndërsa ia doli që me Atletico-n të triumfonte në La Liga në sezonin 2020-2021.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...