Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Nënshkruhet marrëveshja e re me “macron”, shifra e majme që përfiton FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me sponsorin teknik të Kombëtares, “macron”. Në ambientet e “Air Albanias”, në ceremoninë e rastit, ishin të pranishëm presidenti FSHF-së, Armand Duka, dhe shefi ekzekutiv i “macron” Gianluca Pavanello, si dhe dy sulmuesit kuqezi, Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, si dhe mbrojtësi Ena Mihaj. Bashkëpunimi me “macron” ka nisur vite më parë,që me kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”.

“Dua të falënderoj Administratorin e përgjithshëm të “macron”, Gianluca Pavanellon, i cili ka personalisht ka ardhur sot për konsolidimin e kësaj marrëdhënieje me futbollin shqiptar. Historia e kësaj marrëdhënieje ka nisur në vitin 2015 dhe ka qenë histori suksesi. Kemi marrë pjesë bashkë me “macron” në finalet e Euro 2016. Kemi pasur rezultate pozitive. Kemi pasur fat nga marrëdhënia me “macron” dhe sigurisht që na ka mbështetur për të veshur jo vetëm çunat që kemi në panel dhe kolegët e tyre, si dhe ata paraardhës, por të gjithë ekipet kombëtare. Përveçse me uniforma “macron” e ka mbështetur edhe financiarisht FSHF-në. Për herë të parë me “macron” kemi bërë uniforma të personalizuara dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë për çdo edicion. Me kontratën e re do të shtohet edhe projekti “Uniforma ime”, që konsiston në dhënien falas të uniformave për çdo individ që luan futboll në Shqipëri. Shifra që do të përfitojë Federata nga kjo marrëveshje e re është 4 milionë euro, një shifër e konsiderueshme për një federatë modeste, që tenton të rritet nga dita në ditë.”

Ndërsa administratori i “macron”, Pavanello, mes të tjerash theksoi:

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu sot, me presidentit dhe të gjithë ju. Për ne është motiv krenarie të vijojmë këtë marrëdhënie së bashku. Shqipëria është një vend i madh, Federata Shqiptare është në rritje të shpejtë, e tregon dhe ky stadium. Jemi krenarë për partneritetin me një Federatë që po bën shumë mirë dhe ka ambicie të mëdha si në aspektin sportiv edhe në dëshirën për të rritur cilësinë e futbollit.”

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...