Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Revolucion tek Egnatia, sulmuesi deklaron divorcin nga rrjetet sociale

Egnatia do të pësojë shumë ndryshime dhe i radhës që largohet është sulmuesi Artur Magani. Peqinasi e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Magani shkruan: “Përshëndetje! Ishte kënaqësi të isha pjesë e Egnatias. Në këto dy vite kemi kaluar shumë momente të mira me të gjithë shokët e skuadrës.

Falënderoj të gjithë tifozët e mrekullueshëm ULTRAS EGNATIA për mbështetjen e vazhdueshme. Nga sot jam lojtar i lirë”.

Magani ishte bashkuar me Egnatian që verën e vitit 2020 në Kategorinë e Parë dhe sezonin e shkuar ai luajti 28 ndeshje, duke shënuar 3 gola në Abissnet Superiore.

Në të shkuarën në elitë sulmuesi ka luajtur me Shkumbinin dhe Teutën, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Gramshit e Kamzës në Kategorinë e Parë, veç eksperiencave në Kosovë me Lirinë dhe Feronikelin.

Sakaq, zyrtarizimin mbi ndërprerjen e bashkëpunimit me Maganin e ka bërë edhe vetë klubi rrogozhinas që është përshëndetur gjithashtu edhe me portierin Klevis Hasanbelli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...