Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shorti i eliminatoreve/ Klubet shqiptare me sytë nga Zvicra, sot mësojnë kundërshtarët

Rrugëtimi i skuadrave shqiptare në Europë do të nisë mesditën e sotme, me Tiranën që do të përjetojë e para ankthin e pritjes për të mësuar se cilin kundërshtar do t’i vendosin goglat përballë.

Shorti i turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve do të hidhet në orën 12:00, teksa bardheblutë kanë mësuar një ditë më parë edhe me 5 kundërshtarët e mundshëm, që janë Ludogorets, Ferencvaros, Cluj, Maribor dhe Dudelange.

Pikërisht këta të fundit do të ishin edhe kundërshtari më i mirë në letër për kampionët e Shqipërisë, të cilët do të provojnë të vazhdojnë sa më gjatë rrugëtimin e tyre në Europë.

Vetëm 60 minuta më vonë, para ekranit do të vendosen klubet e Laçit dhe Partizanit, që do të presin me kërshëri shortin për turin e parë eliminator të UEFA Conference League.

Bardhezinjtë do të peshojnë njërën mes 5 skuadrave si Sfintul George, Ruzomberog, Dila Gori, Iskra Danilovgrad dhe Gjilanit, teksa një derbi me klubin dardan do të ishte vërtetë interesant dhe i pari në nivel europian.

Një derbi shqiptarësh mund të rezervojë fati edhe për Partizanin, që mund të “peshkojë” Deçiçin e Tuzit, teksa në listën e kundërshtarëve të mundshëm janë edhe Saburtalo, Ararat, Tuzla dhe Floriana.

Vetëm një ditë më vonë, ose më 15 qershor, do të mësojë kundërshtarin e mundshëm edhe Vllaznia, që e nis aventurën europiane nga turi i dytë eliminator i Conference League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...