Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ndërhyn PSG, Milani mund të humbë shumë shpejt garën për portugezin e Lille

Milanit i del një pengesë mjaft serioze në rrugën për blerjen e mesfushorit të Lilles, Renato Sanches. Sipas “Le10sport.com”, Luis Campos, këshilltar i drejtpërdrejtë i presidentit Nasser Al-Khelaifi ka sugjeruar nënshkrimin me portugezin, që prej kohësh është objektiv kryesor i “Djallit”.

Blerja e parë e parisienëve duhet të jetë portugezi Vitinha nga Porto për rreth 40 milionë euro, që është edhe klauzola e largimit. Megjithatë, në mesfushë, ku vetëm Verratti është i sigurt për vendin e titullarit, kërkohet një tjetër futbollist dhe ai mund të jetë Renato Sanches (i vlerësuar 30 milionë euro).

Faqja franceze thekson se Milani e nisi shumë më herët gjuetinë për portugezin të Lille, por PSG tashmë i ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Tashmë klubi parizien është gatu të bëjë ofertë zyrtare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...