Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Dëshira e PSG-së nuk plotësohet, zbulohet vendimi i Zidane

Zidane dhe 8 lojtarë
Zidane dhe 8 lojtarë

Zinedine Zidane nuk do të ulet në pankinën e PSG-së në sezonin e ardhshëm. Trajneri francez cilësohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar argjentinasin Pochettino, i cili ka gjetur akordin për t’u larguar nga kryeqyteti francez.

RMC Sport raporton se Zizou ëndërron të marrë drejtimin e kombëtares franceze. Gjithsesi dera nuk është mbyllur dhe nuk përjashtohet fakti që ish-mesfushori i famshëm të bëhet trajner i PSG-së në të ardhmen.

Drejtuesit e kampionëve të Francës preferojnë Zidane, madje janë gati t’i japin një liri të plotë duke e kthyer në një stil menaxheri si në Premier League, por ky i fundit ëndërron vetëm “Gjelat”.

Ish-kapiteni i dy herë kampionëve të botës, nuk do të paragjykojë në asnjë mënyrë të ardhmen e Didier Deschamps, por në rast se trajneri aktual vendos t’i japë fund me Francën pas Katar 2022, Zidane padyshim që do të ishte kandidat kryesor për ta zëvendësuar.

Edhe Noël Le Graët, presidenti i Federatës Francezeve të Futbollit, ka Zidane në krye të listës së dëshirave për pasuesin e Deschamps. 50-vjeçari (i mbush më 23 qershor) fitoi 3 Champions League si trajner i Real Madrid, ndërkohë që qëndron pushim prej një viti.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...