Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Grabitësit terrorizojnë Dani Olmon, i marrin me dhunë sendin luksoz

Futbollisti spanjoll, Dani Olmo, i cili kalon pushimet në Valencia, është bërë viktimë e një grabitjeje në mes të rrugës. Grabitësit e kanë pritur lojtarin e Leipzigut dhe skuadrës spanjolle në dalje të një qendre estetike dhe e kanë  sulmuar në rrugë, duke i marrë me dhunë një orë luksoze me vlerë 30 mijë euro.

Vëllai i Dani Olmos, i cili ishte me të në momentin e sulmit, është përpjekur ta parandalonte grabitjen, por u plagos në momentin kur tentoi të parandalonte arratisjen e hajdutëve me një automjet. Për shkak të plagëve të marrë, është detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.

Grabitja me dhunë e lojtarit është raportuar dhe ka ndodhur të premten, pasdite vonë, në mes të rrugës, kur mesfushori spanjoll po largohej me të vëllanë nga qendra estetike.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...