Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Prapaskena e transferimit të Lukakut, Inter refuzoi Chelsean për talentin 19-vjeçar

Pas një sezoni të dështuar në Angli, në radhët e Chelsea, Romelu Lukaku është rikthyer te Inter. Italianët arritën marrëveshjen me Blutë e Londrës falë formulës së huazimit teksa kostoja e operacionit në total shkoi 10 milionë paund.

Megjithatë, rikthimi i Lukakut në Serie A ka pasur shumë prapaskena teksa së fundmi është mësuar se Chelsea ka insistuar që në marrëveshjen për sulmuesin të përfshihej edhe talenti zikaltër, Cesare Casadei. Anglezët kanë kërkuar që të kenë një opsion mbi nënshkrimin e 19-vjeçarit, mirëpo një propozim i tillë është hedhur poshtë nga drejtuesit e Inter.

Zikaltërit kanë pritshmëri të larta për mesfushorin që prej vitit 2018 është pjesë e tyre duke shkëlqyer në sektorin e të rinjve. Chelsea mesa duket “nuhati” talentin e djaloshit, megjithatë Inter nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim të ardhmen e tij duke mbrojtur një investim që e ka nisur prej kohësh. Aktualisht, Casadei është i angazhuar me Italinë në Botërorin U19, ndërsa është pjesë e kombëtares italiane prej U16-tës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...