Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kampionati rajonal U14 për femra, Lapraka shpallet skuadra kampione

Lapraka është shpallur kampione e edicionit të dytë të kampionatit rajonal për femra U-14 në zonën e Tiranës. Ky kampionat u zhvillua nga Zyra Rajonale e Tiranës për gjashtë muaj me radhë, nga janari në muajin qershor, ku 13 skuadra vajzash u bënë pjesë e kësaj gare, që ka si synim argëtimin dhe afrimin e vajzave të vogla me sportin më popullor në Shqipëri.

Kampionati ishte i organizuar në dy grupe, ku njëri grup përbëhej nga gjashtë skuadra, ndërsa grupi tjetër nga shtatë skuadra, me ndeshjet që u zhvilluan me sistemin vajtje-ardhje. Dy ekipet më të mira të çdo grupi kaluan në fazën play-off, ku fillimisht u zhvilluan gjysmëfinalet, ndërsa në finale Lapraka kishte përballë ekipin e FC Ternit ku arriti të triumfojë me shifrat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në fushën sportive pranë shkollës Harry Fultz.

Kupa e kampiones së këtij edicioni iu dorëzua ekipit të Laprakës nga shefi i Zyrës Rajonale Tiranë, Agim Mone, dhe nga kapitenia e ekipit Kombëtar të femrave, Megi Doçi, të cilët përgëzuan vajzat për të gjitha ndeshjet e zhvilluara përgjatë këtij edicioni dhe i motivuan të vazhdojnë më tej me këtë sport.

Ky është një tjetër kampionat mjaft i rëndësishëm, ashtu sikurse kampionati U-16 i femrave që u zhvillua për herë të parë në këtë edicion, ku Vllaznia u kurorëzua kampione. Këto kampionate, së bashku me kampionatin e shkollave 9-vjeçare kanë si qëllim kryesor masivizimin e futbollit të femrave dhe argëtimin e vajzave të vogla.

Federata Shqiptare e  Futbollit është dhe do të vijojë të jetë një mbështetje e madhe në krah të të gjitha vajzave që luajnë futboll, teksa ky është edhe një nga prioritetet kryesore në strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...