Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man. United fiton garën me Lyonin, arrin marrëveshjen për futbollistin e Feyenoord

Tyrell Malacia është i Manchester United. Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, megjithatë talenti holandez me origjinë nga Surinami ka arritur marrëveshjen me “djajtë e kuq”, teksa në Angli janë të sigurt se tashmë ka akord edhe mes klubeve.

Malacia luan si mbrojtës i majtë dhe është pjesë e Feyenoordit që prej moshës 9-vjeçare, ndërsa skuadra nga Roterdami do të arkëtojë 15 milionë euro menjëherë, plus dy të tjera në formë bonusi, në këmbim të kartonit të futbollistit.

Mbrojtësi ka ardhur në rritje nga viti në vit, teksa sezonin që lamë pas, numëron plot 50 ndeshje me fanellën e Feyenoord, përfshi edhe finale e Conference League ndaj Romës në Tiranë. Për të marrë shërbimet e mbrojtësit, Manchester United fitoi garën me Lyonin dhe i plotësoi një nga dëshirat trajnerit Eric Ten Haag.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...