Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Çmimi i Madh i Britanisë/ Fitore historike për Carlos Sainz, e para në karrierë

Carlos Sainz ka fituar për herë të parë në karrierë një garë të Formula 1, më saktësisht Çmimin e Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone, një moment historik ky për pilotin e Ferrarit. Podiumi është plotësuar nga Perez në vend të dytë dhe Hamilton, që mori vendin e tretë.

Gara e 10-të nisi me një tronditje të madhe me 5 makina që u përfshinë në një aksident të frikshëm në nisje të garës, me pilotin e Alfa Romeo, Zhou që përfundoi me makinë të përmbysur jashtë murit mbrojtës, por për fat të mirë kinezi shpëtoi pa dëmtime të rënda.

Pas konfirmimit të gjendjes së pilotit të Alfa Romeos, gara nisi sërish dhe në fund ishte Carlos Sainz ai që e mbylli i pari garën, i ndjekur nga Perez dhe Hamilton.

Ndërsa Verstappen ishte i pafat në Çmimin e Madh të Britanisë, pasi belgu pati problem me gomat dhe si rrjedhojë humbi shumë kohë dhe e mbylli këtë garë në vend të shtatë.

Charles Leclerc e mbylli këtë garë në vend të katërt, ndërsa Alonso u rendit pas pilotit të Ferrarit. Ndërsa piloti i Williams, Nicolas Latifi e mbylli Çmimin e Madh të Britanisë në vend të 12-të.

Me këtë fitore Carlos Sainz bëhet piloti i 112 i Formula 1 që fiton një garë, piloti i 40-të i Ferrarit që fiton një garë dhe piloti i dytë spanjoll pas Alonsos që fiton një garë të F1.

Aksident i rëndë në F1/ Përplasja e frikshme e Russell, përmbyset makina e Zhou

Aksidenti “horror”/ Dalin detaje mbi gjendjen e Zhou, ja si i shpëtoi vdekjes piloti i Alfa Romeo

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...