Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtarizimi i dytë brenda ditës te Egnatia, në Rrogozhinë presin edhe një fantazist nga Brazili

Egnatia është një nga klubet e Superiores që po lëviz më së shumti në merkato. Rrogozhinasit që siguruan qëndrimin në elitë vetëm në ndeshjen e Play-Out, kërkojnë që në sezonin e ri të jenë autor të një paraqitje tjetër. Në këtë formë, drejtuesit po investojnë duke afruar shumë emra të rinj ndërsa së fundmi është prezantuar një sulmues.

Fjala është për Flavjo Meçja i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Egnatian. 21-vjeçari në sezonin e shkuar ishte pjesë e Besës së Kavajës në Kategorinë e Parë, megjithatë tashmë ka mundësinë e artë për të provuar për herë të parë në karrierë një eksperiencë në Superiore.

Kujtojmë se ky ishte zyrtarizimi i dytë brenda ditës për rrogozhinasit të cilët më herët prezantuan mesfushorin Arbin Fejzullai. Sakaq, Supersport mëson se te Egnatia janë në pritje edhe të një fantazisti brazilian që do të vijë nga Serie B e Brazilit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...