Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi firmos me një mesfushor, kontratë 3-vjeçare për ish-in e Turbinës

Skuadra e Kukësit ka prezantuar së fundmi transferimin e radhës në merkato teksa klubi verilindor ka firmosur me Françesko Hasaj. 20-vjeçari mbulon rolin e mesfushorit dhe ka firmosur një kontratë trevjeçare me Kukësin, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë. Ky është afrimi numër gjashtë i verilindorëve në këtë sezon pas Jakup Berishës, Arbër Basha, Antonio Ilieski, Kristi Kote dhe Rimal Haxhiu.

Njoftimi i Kukësit:

WELCOME FRANÇESKO HASAJ ⚽️
✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Françesko Hasaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ Hasaj vjen te Kukësi nga Kategoria e Parë, duke qenë se sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Turbinës, duke spikatur me këtë ekip. Klubi ynë ka gjetur akordin me klubin e Turbinës për transferimin e 20-vjeçarit te Kukësi.
💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Hasaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Françesko Hasaj! 🤝
Skeda e Lojtarit:
Emri: Françesko Hasaj
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mesfushor

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...