Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Werner me valixhe gati, pranon përgjysmimin e pagës për t’u kthyer në Gjermani

Timo Werner ka vendosur të rikthehet në Bundesliga. Chelsea pagoi 53 milionë euro te Leipzigu në verën e vitit 2020 dhe firmosi një kontratë 5-vjeçare me sulmuesin e kombëtares gjermane.

Aventura angleze nuk ka shkuar shumë mirë për 26-vjeçarin, i cili nuk ka arritur të përshtatet mirë në Premier League. Disa klube po interesohen për shërbimet e Werner, mes tyre edhe Leipzigu.

Werner është gati të sakrifikojë për t’u rikthyer tek ekipi ku shkëlqeu. Bild shkruan se sulmuesi ka pranuar të përgjysmojë pagën për të luajtur sërish në Bundesligë.

Gjermani përfiton mbi 260 mijë paund në javë nga kontrata me Chelsea. Klubet po bisedojnë dhe janë fokusuar te huazimi i lojtarit ofensiv me të drejtë blerje nga Leipzigu në fund të sezonit.

Werner u aktivizua për katër sezone me skuadrën gjermane (2016-2020) dhe në 127 ndeshje të zhvilluara realizoi 78 gola.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...