Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jo vetëm Dortmund e Villareal, edhe Boca Juniors kërkon “El Matador”

Edinson Cavani vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve. “El Matador” mbylli aventurën me Manchester United dhe është i lirë të zgjedhë vetë skuadrën e radhës, që mund të jetë e fundit në karrierën e një prej goleadorëve më të mirë latinë.

Villareal vazhdon të insistojë për shërbimet e 35-vjeçarit. Në lojë është futur edhe Borussia Dortmund, që e cilëson si pasardhësin e Sebastian Haller, i cili ka probleme me shëndetin dhe do të mungojë gjatë.

ESPN shkruan se Cavanin e kërkon edhe Boca Juniors. Klubi i famshëm argjentinas është gati ta kthejë në idhullin e ri të tifozëve. Provimi i një aventure në “Bombonera” e tundon jo pak sulmuesi.

Por ka një problem! Cavani duhet të vendosë shpejt, pasi merkato në Argjentinë mbyllet më 8 gusht. Goleadori kërkon të kalojë në një ekip ku mund të luajë rregullisht.

Botërori i Katarit është afër dhe do të jetë i fundit për emra si Cavani, Suarez dhe Godin. Uruguai është pjesë e grupit H, aty ku do sfidojë Portugalinë, Ganën dhe Korenë e Jugut.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...