Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ “Çdo ditë vetëm për Ronaldon flet”, Sterling “acarohet” me Sancho!

Cristiano Ronaldo është një personazh mjaft i diskutuar në botën e futbollit dhe mesa duket emri i portugezit është i preferuar edhe në kombëtaren e Anglisë. Jo më kot, pasi me “Tre Luanët” luan Jadon Sancho, i cili stërvitet çdo ditë përkrah CR7 në klubin e Manchester United.

Megjithatë, duke e marrë gjithnjë si shembull Ronaldon edhe në kombëtare, Sancho ka “acaruar” shokun e skuadrës, Raheem Sterling. Së fundmi, një video nga një grumbullim i mëparshëm i anglezëve tregon se si Sterling “tallet” me Sanchon ndërsa ky i fundit me ironi i kundërpërgjigjet nëse do një fanellë të Ronaldos

“Çdo ditë flet vetëm për Ronaldon, në rregull e kemi kuptuar që luan së bashku me atë”, shprehet Sterling. “E do fanellën e tij, thjesht më thuaj”, përgjigjet Sancho me ironi, duke shkaktuar të qeshura mes dyshes së sulmit të Anglisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...