Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Inter, mbrojtja “fut ujë”, vijnë edhe kritikat e para për Asllanin

Katër gola të pësuar në miqësoren ndaj Villarealit dhe 10 në total në 5 ndeshjet miqësore të kësaj vere, kanë vënë në alarm Simone Inzaghin, në prag të startit të kampionatit ndaj Lecces.

Mbrojtja e zikaltërve fut ujë dhe kjo u konfirmua qartësisht ndaj spanjollëve, ku Skriniar dhe Bastoni u panë larg formës së tyre më të mirë, teksa kritika pati edhe për Kristjan Asllanin.

“Pas një starti të vrullshëm, mesfushori i ardhur për të zëvendësuar Brozovic, dështon ndaj spanjollëve, por kjo është normale për një 20-vjeçar. Në fazën e organizimit të lojës është mirë, por humb ty topa banalë, njëri prej të cilëve i kushton skuadrës golin e dytë”, thuhet në vlerësimin për shqiptari në mediat italiane.

Ndërkohë Simone Inzaghi u shfaq i qetë pas ndeshjes dhe pranoi se gabimet e golave janë më shumë individuale, pasi futbollistë të caktuar janë të rënduar nga stërvitja dhe deri të shtunën ndaj Lecces, do të ketë arritur formën e duhur.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...