Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Turneu “UEFA Development” në Bosnje, Shqipëria U15 e femrave mëson rivalët dhe datat

Kombëtarja e sapokrijuar e femrave U-15 do të zbresë menjëherë në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjet e para.

Stafi i ekipit kombëtar zhvilloi dy ditë më parë një seleksionim një ditor në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamzë, ku rreth 27 futbolliste u stërvitën dhe patën mundësi të tregonin nga afër cilësitë e tyre.

Pas këtij seleksionimi, stafi kuqezi me në krye trajnerin Kreshnik Krepi do duhet të përzgjedhë 20 futbolliste që do të përfaqësojnë Shqipërinë në turneun zhvillimor për këtë grupmoshë në Bosnje Hercegovinë, në datat 5-11 shtator.

Në këtë turne, Shqipëria U-15 do të përballet me Slloveninë, Luksemburgun dhe ekipin pritës të turneut, Bosnje Hercegovinën.

Ekipi i vajzave kuqezi do të nisë grumbullimin ditën e enjte, më 1 shtator në Shkodër. Nën drejtimin e trajnerit Krepi dhe stafit kuqezi, skuadra do të ketë mundësi të zhvillojë edhe seancat përgatitore, deri më 4 shtator kur do të niset drejt Sarajevës.

Turneu do të nisë më 6 shtator, me Shqipërinë që do të zhvillojë ndeshjen e parë dhe historike ndaj Luksemburgut në ora 16:00. Përballjet e dyta të turneut do të zhvillohen më 8 shtator, me sfidën Shqipëri-Slloveni që do të luhet në ora 12:00.

Sfidat e fundit në grup do të luhen më 11 shtator, me vajzat kuqezi që do të përballen me skuadrën pritëse në ora 10:00 ndërsa Kosova do të luajë ndaj Malit të Zi në ora 12:00.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur edhe lista e lojtareve të grumbulluara nga trajneri Kreshnik Krepi për këtë turne. /fshf.org

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...