Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Goli i parë në Premier League, Elliott ia dedikon personit të dashur që ndërroi jetë pak ditë më parë

Liverpool ishte një përbindësh i vërtetë në ndeshjen përballë Bournemouth, të cilët i mundi me rezultati 9-0.

Përtej rezultatit final, kjo ndeshje pati një moment të veçantë. Harvey Elliott arriti të shënonte golin e tij të parë në Premier League, dhe njëkohësisht të dytin të kësaj sfide për skuadrën e Jurgen Klopp.

19-vjeçari e festoi vërtetë shumë atë moment, madje në një moment u pa edhe me lot në sy.

Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi tha se goli ishte një dedikim për gjyshen e tij që kishte ndërruar jetë pak ditë më parë.

“Gjyshja ime ndërroi jetë pak ditë më parë, ky gol ishte për të, si dhe tre pikët e fituara”-tha ai.

Për Elliott ishte goli i parë personal në Premier League, i dyti me fanellën e Liverpool-it pas atij kundër Cardiff-it në FA Cup.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...