Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nga idhul në shok skuadre, ja kush është fëmija që dikur e adhuronte Aubameyang

Në pjesën “blu” të Londrës ka qenë një verë me lëvizje të shumta, duke nisur nga ndërrimi i pronësisë së Chelsea-t, për të vazhduar më largimet e afrimet e reja në skuadër.

Mes afrimeve të shumta ishte edhe ai i Wesley Fofana, duke u bërë blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e klubit, dhe ajo e Pierre Emerick Aubameyang.

Dy lojtarë që njiheshin më parë, për këtë duhet të kthehesh një dekadë prapa. Në atë kohë, Aubameyang luante për Saint Etienne, duke qenë një lojtar kryesor në ekipin francez. Atje ai luajti tre sezone (2010/2013) përpara se të lëvizte në Gjermani. Fofana, ende në moshë të vogël, ishte pjesë e akademisë së Saint-Etienne, përpara se të largohej në sezonin 2020-2021.

Saint-Etienne dëshironte të kujtonte kohën kur kanë qenë në një klub dhe ndau përmes rrjeteve sociale një imazh të të dyve së bashku në ambientet sportive.

Tani ata mund ta ndajnë titullin së shpejti, nën logon e Chelsea-t, Fofana tashmë ka debutuar në Stamford Bridge, ndërsa gabonezit do t’i duhet të presë ndeshjet e radhës, ndërsa shërohet nga një frakturë e nofullës.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...