Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Përplasje në parking mes futbollistëve, njëri përfundon me plagë të rënda në spital

Një lojë futbolli është e karakterizuar edhe nga nervat, megjithatë në shumicën e rasteve protagonistët i lënë hatërmbetjet në fushë e blertë. Gjithsesi, ka raste kur konfliktet janë edhe më serioze e vazhdojnë në dhomat e zhveshjes, apo në parking siç i ka ndodhur lojtarit të Oldham në Angli, Hallam Hope.

Ky i fundit u sulmua në parking dhe prej plagëve të marra ishte e detyrueshme të transportohej në spital për të marrë mjekimin e duhur. Në lidhje me këtë rast, autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa dyshimi kryesor është ai i përfshirjes në sherr të një lojtari të Chesterfield, kundërshtarit të Oldham këtë fundjavë.

Në fakt, klubi i Oldham ka depozituar në polici një video të sulmit ndaj lojtarit të tyre duek ngritur akuza ndaj kundërshtarëve, mirëpo autoritet nuk kanë dalë në një përfundim edhe pse hetimet janë të drejtuara në këtë drejtim, pra ekziston një mundësi e lartë që Hope të jetë sulmuar nga një prej kolegëve të skuadrës kundërshtare dhe në vijim mund të ketë masa konkrete të policisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...