Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Analizë KUQ E ZI”/ Lojtari i muajit gusht në La Liga 2, statistikat e Uzunit këtë fillim sezoni me Granada-n

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka pasur një nisje sezoni shumë të mirë me Granada-n në La Liga 2.

Emisioni më i ri në “Super Sport”, “Analizë KUQEZI” është marrë me analizimin e formës së sulmuesit, i cili duket se është në një nga momentet më të mira të tija.

Në katër ndeshjet e para të zhvilluara në kampionat, 27-vjeçari ka realizuar 4 gola, duke qenë lojtari më në formë i kësaj skuadre dhe është shpallur lojtari i muajit gusht në La Liga 2.

Ndërsa sa i përket goditjeve në portë, Uzuni ka realizuar saktë 50% të tyre, pra gjysmën e goditjeve, teksa sa i përket pasimeve ai është treguar i saktë në 87% prej tyre.

Mbrëmjen e kësaj të hëne Granada do të zhvillojë takimin e raundit të 5 të La Liga 2, kundër Eibar dhe Uzuni pritet të jetë titullar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...