Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dëmtimi i mbrojtësit francez “prish humorin” e Bayernit, ja kur pritet të rikthehet në fushë

Në kampionat nuk fiton prej tre javësh, por Bayerni i Mynihut vijon të bëjë mirë detyrat në Ligën e Kampionëve, kur pas Interit, mposhti po me rezultatin 2-0 edhe Barcelonën mbrëmjen e djeshme në “Allianz Arena”.

Bavarezët vuajtën disi në fillim të ndeshjes, por më pas reaguan mirë dhe morën tre pikët që i mbajnë në krye të renditjes, megjithatë lajmi i keq është dëmtimi i mbrojtësit francez Lucas Hernandez.

Ky i fundit shënoi golin e parë ndaj Barcelonës dhe qëndroi në fushë deri në fund, por më pas raportoi një dëmtim muskulor dhe pas ekzaminimeve mjekësore, mjekët e Bayernit njoftuan se do të duhet të qëndrojë pushim rreth 6 javë.

Thënë ndryshe, Hernandez mund të luajë vetëm 2-3 ndeshje para se të nisë Kupa e Botës Katar 2022, ku pritet të marrë pjesë me Francën e tij.

Të dëmtuar nga ndeshja me Barcelonën dolën edhe Benjamin Pavard, që u zëvendësua në minutën e 21-të dhe Dayot Upamecano, megjithatë gjendja e tyre nuk duket shqetësuese dhe pas dy apo tri ditësh pushim, do t’i rikthehen normalitetit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...