Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mavraj për SuperSport: Ndihem ende një futbollist, nuk luaj në kampionatin shqiptar

Në një intervistë për SuperSport, Mërgim Mavraj është shprehur se e ndjen veten ende një futbollist aktiv, megjithatë shtoi se është duke u përgatitur edhe për jetën pas tërheqjes nga sporti duke shtuar se ka nisur kursin për të marrë licencën e drejtorit sportiv. I përfolur gjatë verës për një transferim në Superiore, Mavraj theksoi se ka vendosur të mos nënshkruaj me ekipe shqiptare.

“Kam nisur kursin për drejtor sportiv, pasi duhet të mendoj dhe për të ardhmen, për të cilën ende nuk i dihet. Unë e ndjej veten ende si një futbollit dhe jam lojtar i lirë dhe nuk i dihet nëse mund të vijë një mundësi për të zbritur sërish në fushë. Por, e mira është që të përgatitemi dhe për një momentin që nuk do jemi më lojtarë aktiv, ndaj dhe po përgatitem për rolin e drejtori, duke marrë licencën fillimisht.

E kam menduar dhe mundësinë për të nënshkruar me një ekip shqiptar, por më pas vendosa që të mos nënshkruaj me asnjë skuadër këtu. Është më mirë që gjërat të ngelin me angazhimin tim me kombëtaren dhe nuk do luaj në Shqipëri.

Sa i takon mundësive në Ligën e Kombeve, besoj se ka ende shpresë për vendin e parë. Shqipëria sot ka një grup të mirë dhe me cilësi. Nuk mundem të bëj një krahasim të ekipit që mori pjesë në Europian dhe skuadrës së sotme, pasi janë ekipe të ndryshme.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...