Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kore raciste ndaj Vinicius Jr në derbi, identifikohen pesë tifozë/ Atletico merr masa

Kohët e fundit në Spanjë, lojtari i Real Madrid, Vinicius Junior ka rënë pre e racizmit që vijon ende të shqetësojë e të shëmtojë botën e futbollit. Në derbin e Madridit, disa tifozë të Atleticos nuk i kursyen koret raciste ndaj brazilianit, megjithatë autoritetet spanjolle kanë identifikuar pesë prej tyre. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit të Atleticos që ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë nga stadiumi i tyre tifozët problematikë.

Në fakt, ky do të jetë dëmi i vetëm për tifozët, pasi autoritetet nuk ndërmorrën asnjë akt tjetër përveç identifikimit. Ndërkohë, rasti i racizmit ndaj Vinicius Junior nuk është i vetmi në Spanjë dhe La Liga pasi në vitin 2020, viktimë ka qenë edhe sulmuesi i Athletic Bilbao, Inaki Williams.

Megjithatë, në të shtumtën e rasteve bën përshtypje fakti që autoritetet nuk i dënojnë autorët e këtyre gjesteve të shëmtuara dhe së fundmi, Presidenti i Këshillit Kombëtar të Sportit të Spanjës, Jose Manuel Franco tha se në momentin që nëse ligji nuk vepron, atëherë vetë bota e sportit duhet të bëjë pastrimin e këtyre individëve.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...