Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Largohem nga Chelsea me ndjenja të trazuara”, Werner: Kisha imagjinuar një tjetër aventurë!

Timo Werner, sulmuesi goleador tek Leipzig, nuk ia doli të shfaqte versionin e tij më të mirë tek “Blutë e Londrës. Edhe pse me skuadrën angleze, lojtari i kombëtares së Gjermanisë fitoi Champions League, sërish 23 gola në 89 paraqitje me Chelsean nuk mjaftuan për të vijuar aventurën në Stamford Bridge.

Tashmë, Werner është rikthyer në Bundesliga te Leipzig dhe duket se po rikuperon shënjestrën teksa ka shënuar në katër nga nëntë goditjet në drejtim të portës. Së fundmi, 26-vjeçari e pranon se kishte imagjinuar një tjetër aventurë në Angli ndërsa shton se nga Chelsea u largua me ndjenja të trazuara.

“Personalisht, nuk ka qenë momenti më i mirë në karrierë për mua, kisha imagjinuar për një tjetër aventurë në Londër. Gjithsesi, mësova shumë dhe fitova Champions League së bashku me trofe të tjerë. I shijova shumë këto dy vite jashtë Gjermanisë, e shijova edhe qytetin e Londrës. Kur u largova isha me ndjesi të trazuara, nga një anë isha i lumtur që do të rikthesha te Leipzig dhe nga ana tjetër isha i trishtuar për faktin që po largohesha nga Anglia.

Në javët e para, jo gjithçka shkoi mirë te Leipzig, por idetë e trajnerit të ri përshtaten shumë mirë me mua dhe kjo periudhë më përgatit edhe për kombëtaren”, u shpreh Werner për uebasajtin zyrtar të Federatës Gjermane të Futbollit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...