Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lopetegui “në fije të perit”, Sevilla nis kontaktet me trajnerin e njohur argjentinas

Sevilla ka një trajner dhe ai quhet Julen Lopetegui, por e ardhmja e spanjollit në krye të ekipit andaluz po vihet në diskutim serioz për shkak të rezultateve jo të mira më këtë fillim sezoni. Drejtuesit e Sevillas, sipas gazetës spanjolle “Marca”, kanë nisur kontaktet me trajnerin argjentinas, Jorge Sampaoli, i cili e ka drejtuar edhe më parë Sevillan në sezonin 2016-2017.

Gjithashtu, kandidaturë është edhe Marcelino, ish-trajner i shumë skuadrave në La Liga (Valencia, Bilbao, Sevilla…).

Jorge Sampoali është duke e analizuar propozimin zyrtar, që mund të arrijë në çdo moment, por ai ka disa kushte.

Sampaoli është një trajner shumë analitik dhe po studion se çfarë mundësish do të kishte skuadra e tij e mundshme, duke marrë parasysh disa disbalanca që e karakterizojnë (lojtarët e rinj në mbrojtje dhe veteranët në mesfushë, për shembull). Merkatoja e dimrit, menjëherë pas Botërorit, ofron mundësi të mira për përforcime, por do të duhet të shihet se çfarë investimi mund të bëjë klubi.

Aspekt tjetër që duhet negociuar është kohëzgjatja e kontratës (dy sezone do të ishte ideale); ndihmësit, paga objektivat…

Pika e fundit është shumë e rëndësishme. Sampaoli nuk dëshiron të marrë një skuadër pa objektiva.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...