Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Shpërthen” Klopp: City bën çfarë do e blen këdo sepse merr miliona nga tregu i naftës, ne jo!

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, tha në konferencën për mediet në prag të supersfidës me Manchester City-n se dy skuadrat në fjalë kanë një ndryshim të madh mes tyre dhe ai ndryshim janë financat.

Sipas teknikut City merr kë lojtar të dojë pasi nuk kufizohet në shpenzimet që bën dhe sipas gjermanit tashmë të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Newcastle.

“Nuk do të pëlqeni ta dëgjoni këtë, por e vërteta është se askush në Premier League nuk mund të konkurrojë me të. Manchester City është një klub i financuar nga milionat e tregut të naftës. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, pavarësisht Fair Play-t financiar. Nëse u pëlqen një lojtar, pavarësisht se sa shumë kushton, ata thjesht e marrin atë. Ne jo, ne nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë. Askush nuk thotë se është e paligjshme, por është. Ata do të përpiqen të justifikohen, por është. Dikush në Newcastle tha se nuk kanë tavan financiar. Urime! Duhet të merremi dhe me të tani.”-tha ndër të tjera Klopp.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...